Arben Delibashi, fermer në fshatin Vajkan në Fier zotëron një siperfaqe prej 3 hektarësh në të cilën kultivon perime fushe.
Duke marrë paraysh kërkesat e tregut, domatja dhe speci janë kulturat qe fermeri ka nisur të mbjellë në këtë periudhë. Një pjesë e këtij prodhimi kryesisht domate shkon për tregun vendas ndërsa speci djegës shkon për eksport.
Duke perfituar edhe nga skemat ndihmëse të qeverisë, Delibashi synon të zgjerojë siperfaqen me mbjella për të rritur prodhimin dhe të përmirësuar fitimin.
Një nga dëshirat e tij më të mëdha mbetet ndërtimi i një sere moderne me mbështetje nga shteti./TopChannel