Kryeministri Edi Rama mbërrin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku janë mbledhur mijëra shqiptarë.
Takimi nisi me himnin kombëtar dhe himnin e BE-së.
““Krenar për shqiptarët e Greqisë, Krenar për Shqipërinë”, shprehet Rama, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale edhe momente nga mbërritja e tij në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
“Ndalesa e parë e rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës për Shqipërinë 2030”, thekson Rama i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama, ministra të kabinetit qeveritar dhe gazetarë.
Mijëra shqiptarë kanë mbushur stadiumin “Galatsi” në Athinë për takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama./ata