12 Maji shënon në të gjithë botën Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë infermierët dhe infermieret për kontributin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme për të shërbyer dhe mbrojtur shëndetin e qytetarëve në të gjithë hallkën e sistemit shëndetësor publik.

“Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, por edhe një privilegj i madh të cilin brez pas brezi infermierët shqiptarë kanë ditur ta mbartin me krenari”, u shpreh ministrja Koçiu.

Ministrja bëri të ditur se në 10 vjet të një reforme të thellë të sistemit tonë mjekësor, kryefjala ka qenë rikthimi i dinjitetit të profesionit për të gjithë ju.

“Duke ju falenderuar për çdo sakrificë, ju uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierit”, thuhet në postimin e ministres./ata