Zvicra është shpallur shteti fitues në Eurovision 2024 që u mbajt në Malmo të Suedisë në edicionin e 68-të. Nemo, i cili është deklaruar artist pa gjini, theu çdo kod dhe rrëmbeu fitoren me votat e jurive profesionale dhe të publikut.
“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”,-u shpreh këngëtari Nemo.
“The Code” u dallua për harmoninë e saj të mrekullueshme dhe performancën e fuqishme të Nemos, një kombinim që e siguroi atij pikët maksimale nga shumë vende.
Kroacia me një interpretim mbresëlënës, arriti të sigurojë vendin e dytë, duke treguar se konkurrenca ishte e ashpër dhe se do të mbahet mend për një kohë të gjatë./KohaJone