UEFA ka zhvilluar në Tiranë, mbledhjen e panelit të saj të komisionit Grassroot, një projekt që përfshin futbollin e fëmijëve, futbollin e shkollave, veteranët dhe shumë kategori të tjera, në kontribut të shpërndarjes së të ashtuquajturës lojës më të bukur në botë që është futbolli.
Gjithçka filloi me fjalën e presidentit të FSHF dhe zv.presidentit të UEFA-s, Armand Duka dhe më pas paneli vijoi punimet sipas programit. Mes anëtarëve të tij ishte dhe një nga figurat më të vjetra dhe më të njohura të FIFA-s dhe UEFA-s, ish-presidenti I Federatës së Futbollit të Norvegjisë, Per Ravn Omdal. Pak e dinë lidhjen e tij me Shqipërinë dhe peripecitë e tij për të luajtur një ndeshje futbolli përballë Shqipërisë, në vitin e vështirë 1999.
“Kam qenë këtu me dy ekipet përfaqësuese të Norvegjisë, U21 dhe Ekipin e parë, vinim në Tiranë për të luajtur kundër Shqipërisë që vinte nga një periudhë shumë e vështirë lufte. Në të kohë amerikanët kontrollonin aeroportin ndërkombëtarë dhe na refuzuan uljen e avionit në Tiranë. Piloti më njoftoi dhe më tha se çfarë do të bënim, atëherë vendosëm që të bënim një truk, të kërkonim një ulje emergjence, dhe kështu ndodhi. Lojtarët u larguan në për hotele dhe unë qëndrova për 6 orë në aeroport bashkë me pilotët dhe stafin amerikan, për këtë truk që bëmë“-u shpreh Per Ravn Omdal, ish-president i Federatës së Futbollit të Norvegjisë.
Por avioni juaj veçse transportoi lojtarët ishte edhe një avion ndihmash humanitare?
“E mbaj mend shumë mirë atë kohë, ju ishit në një situatë shumë larg kësaj që jeni sot, ne kishim mbushur avionin veç ekuipazhit me shumë veshje dhe ndihma për njerëzit këtu dhe i shpërndamë tek njerëzit që kishin më tepër nevojë, kryesisht fëmijët.”
Sot 25 vite më pas, si e gjeni ambientin e futbollit dhe Shqipërinë?
“Kur erdha për herë të parë në vitin 1993 stadiumin ndodhet ku është sot impianti I ri dhe mund të them që është ndër më të mirët dhe më modernit në Europë. Ky vend ka ndryshuar shumë, unë e kam shëtitur edhe përgjatë bregdetit nga Durrësi deri në Sarandë, ju përgëzoj për kaq shumë ndryshime që keni bërë, ky vend i ka të gjitha. Mendoj që ju do të keni një të ardhme të ndritur si në futboll, në turizëm dhe në industri.”/Por avioni juaj veçse transportoi lojtarët ishte edhe një avion ndihmash humanitare?
“E mbaj mend shumë mirë atë kohë, ju ishit në një situatë shumë larg kësaj që jeni sot, ne kishim mbushur avionin veç ekuipazhit me shumë veshje dhe ndihma për njerëzit këtu dhe i shpërndamë tek njerëzit që kishin më tepër nevojë, kryesisht fëmijët.”
Sot 25 vite më pas, si e gjeni ambientin e futbollit dhe Shqipërinë?
“Kur erdha për herë të parë në vitin 1993 stadiumin ndodhet ku është sot impianti I ri dhe mund të them që është ndër më të mirët dhe më modernit në Europë. Ky vend ka ndryshuar shumë, unë e kam shëtitur edhe përgjatë bregdetit nga Durrësi deri në Sarandë, ju përgëzoj për kaq shumë ndryshime që keni bërë, ky vend i ka të gjitha. Mendoj që ju do të keni një të ardhme të ndritur si në futboll, në turizëm dhe në industri.”/TopChannel