Elham Zeqiri punon tornitor prej 62 vitesh.

 
 
 
 
 

78-vjeçari ka përshtatur një dhomë në banesën e tij në Vlorë si ofiçine ku ka vendosur makinerinë e tornos.

Me duart që i dridhen për shkak të moshës por dhe të çara nga metali, ai vendos hekurin në mandrino dhe e shtrëngon me fuqinë e një pensionisti.

Elhami tregon se që në vitin 1962 ka nisur punën si tornitor duke e ruajtur pasionin për punën me metal gjithë jetën.

Pasionin për tornon ia trashëgoi dhe djalit të tij, por ai u largua jashtë shtetit.

Të paktë janë të rinjtë që po zgjedhin profesione të tilla ndaj tornitorët si Elham Zeqiri ende punojnë edhe pse në moshë pensioni./TopChannel