Ushtria izraelite njoftoi se në sulmin në kufirin libanez janë plagosur katër ushtarë të saj.
Në deklaratën e bërë nga ushtria thuhet se dy raketa antitank janë lëshuar nga Libani drejt rajonit Yiftah në veri të Izraelit.
Mësohet se si pasojë e sulmit janë plagosur katër ushtarë izraelitë, njëri në gjendje mesatare dhe tre në gjendje të lehtë.
Ndërkohë që u raportua se ushtarët e plagosur u dërguan në spital, theksohet se një mjet ajror pa pilot (UAV) i dërguar nga Libani është rrëzuar në anën izraelite të kufirit dhe nga incidenti nuk ka të lënduar.
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Hezbollah, grupi mori përgjegjësinë për sulmin ku mbetën të plagosur katër ushtarë, dhe theksoi se në shënjestër ishte një tank i ushtrisë izraelite.
Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, vdiqën 294 anëtarë të Hezbollahut, 61 civilë libanezë, 19 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 15 anëtarë të Xhihadit Islamik, 14 ushtarë izraelitë dhe 9 civilë izraelitë./aa