Mijëra protestues të mbledhyr në dy qytete të mëdha të Australisë, Sydney dhe Melbourne, protestuan sulmet e Izraelit me sloganin "Mos e prek Rafahun".
Sipas lajmit të faqes "News.com.au", mijëra persona në Australi marshuan në Sydney dhe Melbourne kundër sulmit tokësor të Izraelit ndaj Rafah.
Demonstruesit protestuan sulmet e Izraelit me flamuj të Palestinës dhe bënë thirrje që të ndalet sulmi tokësor kundrejt Rafah.
Pankartat e mbajtura nga protestuesit në Melbourne kanë përfshirë shprehje të tilla si "Sionizmi është racizëm, edhe racizmi është fashizëm" si dhe "Bojkoto regjimin e aparteidit izraelit".
Ndërsa në qytetin Sydney, protestuesit me një pankartë të madhe me mbishkrimin "Ndaloni gjenocidin në Gaza" marshuan drejt kampit të ngritur në mbështetje të Palestinës në kampusin e universitetit Sydney.
Në marshimet e mbajtura në Ditën e Nënës, disa protestues tërhoqën vëmendjen mbi situatën e nënave në Gaza. Një protestues mbajti pankartën me mbishkrimin "Gëzuar Ditën e Nënës? Motrat e mia në Gaza po dëshmojë duke shikuar fëmijët e tyre që vuajnë nga uria, djegia dhe vdekja".
Ushtria izraelite më 7 maj filloi një sulm tokësor ndaj rajonit Rafah të Gazës dhe njoftoi marrjen e kontrollit të pikës kufitare në anën e Gazës e cila ndodhet në kufirin me Egjiptin. Më 10 maj Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi vendimin lidhur me "zgjerimin e zonës" së sulmeve tokësore në qytetin Rafah./aa