Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange, në Francën verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të re për të shmangur mbylljen e një klase: regjistrimin e katër deleve.
Nisma, e zyrtarizuar me një kartë me emrat dhe mbiemrat e kafshëve, përfaqëson një provokim kundër ligjit francez, i cili kërkon mbylljen e të gjitha klasave të shkollës nëse nuk arrihet një numër minimal nxënësish.
Mbarëshuesi i deleve të regjistruara është gjithashtu prind i disa fëmijëve në institutin pranë Sarrebourg, në Mosella. Lista e nxënësve në shkollën Nitting-Voyer-Hermelange, e përbërë nga pesë klasa, mbeti në 94, kundrejt kufirit minimal prej 98 nxënësish të vendosur nga Ministria franceze e Arsimit.
Siç raportojnë prindërit për mediat lokale, protestat kundër “këtij ligji absurd nuk kanë arritur asgjë. Prandaj ne kemi vendosur të përgjigjemi me një vendim po aq absurd”.
Regjistrimi dhe mirëpritja e katër deleve në shkollë
Krahas synimit për protestë dhe provokim, prindërit e nxënësve kanë bërë respektimin e plotë të rregullave burokratike. Formulari i regjistrimit për secilën dele përmban shënimin e dy prindërve, adresën e vendbanimit dhe datën e lindjes.
Komuna më pas përcolli dosjet e John Deere, Valériane Deschamps, Phil Tondus dhe Marguerite Duprès në Arsimin Kombëtar. Katër delet më pas u mirëpritën në shkollë me shenja mirëseardhjeje nga shokët e tyre të klasës, të kompletuar me akomodim “të rehatshëm” në një rrethim jashtë institutit./BalkanWeb