Studentët të cilët mbështesin Palestinën si reagim ndaj sulmeve të Izraelit ngritën kamp në kampusin e Universitetit e Harvardit në Massachussets të SHBA-së, deklaruan se kanë rënë dakord me administratën e universitetit lidhur me kërkesat e tyre.

Prej kohësh studentët pro-palestinezë shprehën reagimet me kërkesën që Universiteti i Harvardit t'u japë fund marrëdhënieve me Izraelin i cili sulmon Gazën. Në një deklaratë nga platforma e medias sociale X, studentët thanë se janë dakorduar me administratën e universitetit dhe kanë vendosur të evakuojnë kampin e solidaritetit që kishin ngritur në kampus.

"Administrata e Harvardit miratoi rikthimin e studentëve të pezulluar nga universiteti dhe ka pranuar të diskutojë lidhur me çështjen e tërheqjes së investimeve të saj në Izrael", thuhet në deklaratë. Theksohet se me administratën e universitetit do të ulen në tryezë për të diskutuar krijimin e Qendrës së Studimeve Palestineze.

Sipas studentëve pro-palestinezë, me vendim të administratës së Harvardit të paktën 20 studentë që ofruan mbështetje ndaj kampit të solidaritetit për Gazën që vazhdon prej 3 javësh, u pezulluan nga universiteti dhe më shumë se 60 të tjerë u dërguan për masë disiplinore.

Ndërsa ceremonitë e diplomimit po afrohen, administratat në shumë universitete të SHBA-së po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për t'u dhënë fund protestave pro-palestineze në kampuset e tyre./aa