Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vasto të Italisë.

 

Autoritetet italiane njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku një automjet tip “Mercedes”, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin dhe përfundoi tek barrierat anësore që për habi kanë çarë makinën nga krahu i pasagjerit duke kaluar tej për tej.

 

Sipas policisë automjeti drejtohej nga një 40-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto.  Autoritetet thonë se shqiptari është nxjerrë pas disa ndërhyrjeve tepër të vështira të kryera nga zjarrfikësit.

 

Siç duket edhe nga video, pasojat e aksidentit kanë qenë të rënda. Aty duket se si barriera ka çarë makinën ndërsa zjarrfikësit punojnë që ta presin.

 

Ndërkohë policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, që deri më tani dyshohet të ketë qenë mungesa e kontrollit të automjetit.