Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njoftojnë burimet diplomatike.

Në bisedë, sipas burimeve, janë trajtuar zhvillimet e fundit në Gaza dhe situata në Ukrainë, ndërsa Fidan ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi të përhershëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur si dhe nevojën për heqjen e pengesave që ndihmat humanitare të arrijnë në rajon.

Fidan gjithashtu theksoi se është e papranueshme ofensiva izraelite në Rafah./aa