Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shoukry, theksoi se vendi i tij gjithmonë do të qëndrojë pranë vëllezërve të tij në Türkiye dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve pas kësaj do të arrijnë në nivelin më të mirë.

 

Shoukri dhe homologu i tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve me rastin e arritjes së anijes egjiptiane "Al Hurriyah" me ndihma humanitare në Portin Ndërkombëtar të Mersinit.

 

"Ardhja jonë këtu, në fakt, është një mesazh i miqësisë dhe solidaritetit. Si qeveri dhe popull egjiptian besojmë përzemërsisht se Türkiye së shpejti do të tejkalojë këto (pasojat e tërmetit)", tha ai, duke shtuar se vendi tij do të vazhdojë ndihmat ndaj Türkiyes.

 

Sipas tij, ekziston një vullnet politik për marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Türkiyes, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e formimit të një themeli shumë të fuqishëm në kuadër të këtij vullnetit politik.

 

Ai theksoi se i kushtojnë rëndësi çështjes së rikthimit të marrëdhënieve mes dy vendeve sërish në nivelin e mëparshëm dhe në përputhje me interesin e përbashkët të të dyja vendeve.

 

"Egjipti gjithmonë do të jetë pranë vëllezërve të tij në Türkiye. Besoj se edhe marrëdhëniet tona pas kësaj do të arrijnë në nivelin më të mirë", u shpreh Shoukri.

 

Egjipti Türkiyes deri më tani i ka dërguar mbi 1.200 tonë ndihma./AA