Gjatë muajve të parë të këtij viti vendi është vizituar nga 2.3 mln turistë. Një pjesë e madhe  e tyre kanë zgjedhur Tiranën si destinacion.

- Advertisement -

Në rrugët e kryeqytetit është e vështirë të mos gjesh të huaj, një shifër e cila çdo vit po vjen në rritje. 2.3 milionë të huaj erdhën në Shqipëri në muajt e parë të vitit 2024.

“Jam nga Nigeria. Shqipëria është një vend kaq i bukur. Sillen shumë mirë me të panjohurit, nuk janë aspak racistë. Në fillim kisha pak frikë, nuk kuptojmë të njëjtën gjuhë, nuk dija në qoftë se do të ishin mikpritës. Që në aeroport ishin të mirë, janë njerëz të mrekullueshëm. I dua shqiptarët”, thotë një turiste nga Nigeria.

Në nisje të sezonit turistik, vendi ynë është kthyer në një destinacion të pëlqyer jo vetëm nga turistët besnikë, por dhe nga ata që vinë nga vendet më të largëta të botës.

 

“Jam nga Australia. Kam qenë këtu për 2 ditë kjo është e 3 dhe e fundit. Jam shumë i surprizuar sa bukur është këtu, dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Dua të vizitoj dhe qytete të tjera më të vogla. D0o shkoj dhe në Pogradec nesër dhe po me duket sikur po iki shumë shpejt, dua të eksploroj më shumë”, shprehet një turist tjetër.

Shumë nga këta turistë vijnë me grupe në Shqipëri. Të ndarë sipas moshave, të gjithë kanë diçka për të bërë në vendin tonë.

Mikpritja, kulinaria, natyra e bukur dhe miksimi i të vjetrës me modernen janë ndër arsyet kryesore pse ata vijnë në vendin tonë. Çmimet e ulëta në krahasim me rajonin e bëjnë gjithashtu Shqipërinë një pikë kryesore turistike në Ballkan./EuroNews