Aksident në orët e para te mëngjesit ne aksin Sarande-Delvine. Ngjarja rreth ores 04.00. Automjeti qe drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjec, ish-Kryetar i Komunës Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen rende te Dalanit.

 

Pas transportimit ne Spitalin e Sarandës ku ka marre ndihmën e pare, Dalani është çuar ne Janine ku nuk ka mundur t’i mbijetoje plagëve dhe ka ndërruar jete. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Dalani ushtronte veprimtarinë e prodhimit te djathit dhe kishte dale herët për te mbledhur qumështin nga fermerët.

 

Njoftimi i policisë

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

 

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.