Në fshatin Bicaj të Kukësit është drejt përfundimit shkolla e mesme “Bajram Abdiu”.
Kjo shkollë është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga punimet e fundit që po kryhen në këtë shkollë.
“Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe Programit të Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, tha Rama.
Qeveris shqiptare përmes MAS po i jep një tjetër ritëm investimeve në institucionet arsimore të qarkut verilindor. Për vitin 2024 janë 1.2 miliardë lekë të parashikuara nga qeveria shqiptare për rindërtimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e shkollave në të gjithë vendin./ata