Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, një projekt transformues për Korçën, ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga kjo qendër, e cila shërben njëkohësisht edhe si një qendër trajnimi e pune për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë së informacionit.

Rama theksoi se bashkë me ringritjen e Orkestrës Simfonike, kjo qendër i shton edhe më shumë vlerat artistike qytetit.

Qendra e Kulturës dhe Inovacionit në Korçë, është një investimi i ri i bashkisë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që ka krijuar ambiente dinjitoze për artistët dhe artdashësit duke ofruar hapësira shumëfunksionale që shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh.
 

Kjo qendër konsiderohet një pol i kulturës dhe kreativitetit, një hapësirë ku arti, kultura dhe inovacioni bashkohen për të frymëzuar dhe transformuar qytetin.

Po ashtu ringritja e Orkestrës Simfonike është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës./ata