Këshilli i Ministrave shpalli sot zonën e re për zhvillim në fshatin Laknas, bashkia Kamzë, e cila do të përdoret për ndërtimin e gjimnazit “Sulejman Elezi”.

Sipas vendimit të qeverisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit caktohet si njësi zbatuese për këtë zonë, për ndërtimin e gjimnazit “Sulejman Elezi”, Kamzë.

Po ashtu për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Kamzë.

Godina e shkollës ekzistuese “Sulejman Elezi” ku mësojnë 170 nxënës u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.

Me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, nxënësit e kësaj shkolle do të kenë ambiente të reja bashkëkohore dhe me standardet më të mira./ata