53 kg marijuana janë sekuestruar në Kostur. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur, sipas mediave greke.

 

Gjatë operacionit është arrestuar një shqiptar 23 vjeç, teksa ishte futur në tokë greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë. Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe në sasi lekësh shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.