Një shpërthim është regjistruar në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Klan Kosova.

 

“Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani.