Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ka pasur një takim me kryeministrin e Malit të Zi, me të cilin ka diskutuar mbi për disa tema të rëndësishme me interes reciprok në nxitje të zhvillimit të të dy vendeve.

“Kemi diskutuar për temën e urës që lidh të dy anët e lumit Buna dhe që tani është në fazën e futjes në procesit e zbatimit”, tha Rama, në interes të pyetjes së një gazetari, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të medias pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në që u zhvillua sot në Kotorr, Mal të Zi.

Rama tha se, do të ngrihet grupi i përbashkët operacional dhe do të shpallet gara ndërkombëtare për ndërtimin e urës mbi lumin Buna Buna, dhe jemi besim plotë që brenda vitit ne do të shohim kantierin e ndërtimit të urës Buna që do të lidh dy vendet tona.

Së dyti, vijoi kryeministri, kemi folur për liqenin, sepse pala malazeze ka përfunduar punën deri në Zogaj dhe nga pala shqiptare kërkohet edhe një pjesë tjetër për ta çuar deri aty. Do të lidhet e gjithë rruga perëndimore e liqenit.

“Gjithashtu, kemi diskutuar për një operim të përbashkët të lundrimit në liqen si dhe për një projekt të përbashkët të zhvillimit turistik në të dy anët e Bunës, për të cilin do të angazhojmë Agjencitë respektive të Investimeve, së bashku me Agjencisë respektive të Planifikimit Urban, për të shkruar termat e referencës për një konkurs të përbashkët ndërkombëtar, ku do të ftojmë arkitektët dhe urbanistët më të mirë bashkëkohorë”, deklaroi Rama./ata