Pavarësisht një përmirësimit të motit, situata e krijuar nga përmbytjet në disa zona vijon të jetë e rënduar në Shkodër.

 

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, ku pjesa më e madhe ndodhet në njësinë administrative Ana e Malit.

 

Rruga e Obotit ka prezencë uji, ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit.

 

Aktualisht ka prezencë uji në oborre, stalla e garazhe në 110 banesa në Muriqan, Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube.

 

Emergjenca Civile kanë kërkuar pako me ushqime për banorët e bllokuar, bazë ushqimore për blegtorinë si dhe 50-60 palë çizme për Obotin.