Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllimet e tij popullit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

 

Pendarovski përmes një postimi në Twitter tha: "Ngushëllimet e thella për familjet e viktimave, presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Türkiye-n. Të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejt".

 

Me një postim të ngjashëm ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ndër të tjera shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmë.

 

"Të tronditur nga tërmeti shkatërrues në Türkiye dhe Siri mëngjesin e sotëm, i cili rezultoi me qindra viktima. Ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta, kurse urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë", thuhet në reagimin e Osmanit.

 

Kujtojmë se të paktën 284 persona kanë humbur jetën dhe 2.323 të tjerë janë plagosur nga tërmeti 7.4 ballë që goditi juglindjen e Türkiye-s të hënën në mëngjes./AA

  •