Më datë 11 qershor në ora 10:00 në Gjykatën e Apelit do të rinis shqyrtimi i çështjes për caktimin e organit drejtues të Partisë Demokratike, të njohur për publikun si çështja e vulës dhe statusit të selisë blu.
Beteja ligjore për vulën e PD ka nisur që prej vitit 2021, pasi kjo forcë politike u nda në dy kampe. Nga njëra anë është Lulzim Basha, i cili figuron në regjistrin e partive politike si kryetar i PD. Në kahun tjetër është “Rithemelimi” i drejtuar nga Sali Berisha, që pretendon të marri drejtimin e Partisë Demokratike dhe prej dhjetorit 2021-it kërkon nga Gjykata që ta njohi atë si kryetar të PD.
Beteja ligjore mes dy kampeve ka mbërritur deri tek Gjykata e Lartë, e cila me vendim të datës 27 dhjetor 2023, riktheu për shqyrtim çështjen e vulës në Gjykatën e Apelit. Kjo Gjykatë, fillimisht caktoi trupën gjyqësore, ku relatore u vendos gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Gjykata e Apelit më herët vendosi që çështja e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike që pretendohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, të vendoset në shkallën e parë. Këtë vendim, e ankimoi në Gjykatën e Lartë krahu politik mbështetës i Sali Berishës. Gjykata e Lartë vendosi rivlerësimin e vendimit të Apelit nga një trupë tjetër gjykuese. Ndërkohë, në shkallën e parë, vula dhe logoja i është besuar “Rithemelimit” të Berishës. Çështja e vendimit për vulën e Partisë Demokratike është në qendër të debatit në kampin opozitar që prej dhjetorit të vitit 2021./ata