Kryeministri sllovak Robert Fico është jashtë rrezikut pas sulmit të së mërkurës, deklaroi ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Robert Kaliňák.

‘’Fico po përmirësohet dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet  e qëndrueshme’’, sipas ministres së Shëndetësisë Zuzana Dolinková.

Kryeministri sllovak iu nënshtrua operacionit për herë të dytë të premten pasi një person i armatosur u përpoq ta vriste atë. Autoritetet sllovake thanë se ‘’ishte një krim i motivuar politikisht’’.

Bordi mjekësor do të vendosë të hënën nëse do ta transferojë atë. Kryeministri aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin universitar në ‘’Banska Bystrica’’, pranë qytetit të Handlová ku Fico u qëllua me armë zjarri./ata