Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, ka ndarë foto nga liqeni i Komanit.

Liqeni i Komanit është një atraksion i jashtëzakonshëm turistikë, me bukuri piktoreske, që magjepsë të huaj e vendas që adhurojnë turizmin malor, atë të vëzhgimit, por edhe të aventurës.

Komani është pikënisje drejt zemrës së alpeve shqiptare. Investimet në akset rrugore në afërsi të Komanit e kanë bërë edhe më të aksesueshëm këtë atraksion turistik, i cili mund të shijohet dhe përmes linjave të tragetit, që lidhin dy kahët e liqenit, ndërsa në mes është një udhëtim magjik mes alpeve.

Bumi turistik i viteve të fundit, që kulmoi vjet në vendin tonë me 10 milionë turistë të huaj brenda vitit, ka sjell ndikim të madh në cilësinë e jetës së komunitetit, duke ofruar mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës./ata