Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Peleshi theksoi se pas anijes “Lissus” në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit “ FOCOPS” edhe me anijen “Butrinti” .
“Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”, tha ai.
Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare nisën misionin si pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s në detin Mesdhe në mars të vitit të shkuar.
Ky është një tregues i qartë për rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë.
Ndryshe nga misioni i kryer në vitin 2016-2019 në detin Egje, që kishte karakter humanitar, kjo është hera e dytë që Forca jonë Detare angazhohet në një operacion të mirëfilltë të rritjes së sigurisë detare./ata