Muharrem Salihu, kandidati i parë shqiptar për deputet në Parlamentin Evropian, vizitoi Padovën dhe Abano Terme për të takuar komunitetin shqiptar dhe për të prezantuar kandidaturën e tij.
Në këtë takim të ngrohtë dhe entuziast, Salihu kërkoi mbështetjen e shqiptarëve të Italisë për zgjedhjet evropiane që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor.
Gjatë fjalimit të tij, Salihu përsëriti qëndrimin e tij se shqiptarët janë pjesë e pandashme e Evropës dhe se bashkëpunimi është thelbësor.
Ai theksoi rëndësinë e një zëri shqiptar në Parlamentin Evropian për të mbrojtur interesat e komunitetit dhe për të shtyrë përpara iniciativat tona.
“Kjo është mundësi e madhe, vështirë e përsëritshme që ne po e shfrytëzojmë dhe po dalim të barabartë në shtetin ku jetojmë,” tha Salihu.
Takimi u përshkua me diskutime dhe shkëmbime mendimesh, duke reflektuar mbështetjen e madhe dhe besimin e plotë që komuniteti shqiptar ka për Salihun./GazetaShqiptare