Mbrëmja e kësaj të diele në “Gëzuar me ju” i dedikohej Çamërisë, ndaj të ftuar në program ishin këngëtarët e njohur Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi, të cilët me muzikën e tyre e përfaqësojnë më së miri këtë krahinë.
Mes të ftuarve në studio ishin miq dhe kolegë të këngëtarëve, por njëkohësisht edhe dashamirës të muzikës çame, ku do të përmendim Alket Veliun, President i Fondacionit “Hasan Tasin” Çamëria, këngëtaren Irini Qiriako, këngëtarin Nikollë Nikprelaj, stilisten e veshjeve popullore Edlira Sula, Puen Bajrami së bashku me grupin e valleve, Arben Tafai, president i shoqatës “Tirana”, gazetari Gazmend Agai dhe veterani e valltari Nizai Saliko.
Muzika e bukur çame ngriti peshë zemrat jo vetëm të pranishmëve në studio, por edhe të gjithë teleshikuesve të televizionit News24.
Disa nga këngët që u interpretuan në studio nga Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi ishin “Mall për Çamërinë”, “Le t’ia themi çamërisht”, “Lule moj”, “Ah moj zemër”, “Tumankuqe”, “Djemtë e Çamërisë”, “Nuse të përcjell”, “Dhëndër bëhesh sot”, “Barbaro”, “Nusja jonë Çamëri”, kjo e fundit interpretuar me Irini Qirjakon, për të cilën Enkelejda theksoi se ka një energji të jashtëzakonshme që nuk do t’i shterojë kurrë./BalkanWeb