Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka qenë në koncertin e Rolling Stones në Las Vegas me fëmijët e saj.

Aktorja 56-vjeçare ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar pas kuintave me tre djemtë e saj dhe këngëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger pas koncertit në Allegiant Stadium.

“Të shtunën e kaluar pata mundësinë të kap një koncert të Rolling Stones në Vegas”, ka shkruar Celine Dion. “Ishte një shfaqje e pabesueshme. Një falënderim i veçantë për Mick Jagger për ngrohtësinë me të cilën priti familjen time”. Artistja pozoi me solistin legjendar, 80 vjeç, dhe djemtë e saj, René-Charles, (23) dhe binjakët Nelson dhe Eddy (13 vjec)./SyriNet