Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë nisi udhën e tij këtë të hënë në mesditë nga sheshi “Skënderbej” ndërsa faza e parë përfundon në Korçë. Në total do të jenë 723 kilometra, të cilat do të përshkohen nga  çiklistët që garojnë në turin e 81-të çiklistik në Shqipëri.

Etapa e parë filloi në Tiranë dhe do përfundojë në Korçë. Në total do të jenë pesë etapa deri në datën 24 maj, teksa policia njoftoi një ditë më parë dhe masat e marra.

Etapat:

Etapa e parë, nisi sot në orën 12.00, nga sheshi “Skënderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier./ata