Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, video nga bregdeti i Sarandës.

Ai ka shkruar se ky qytet mirëpret turistë nga e gjithë bota e vizitohet në të gjitha mënyrat.

Sipas tij Saranda është prologu i një viti turistik të shkëlqyer.

 

 

 

“Mirëmëngjes dhe me Sarandën që mirëpret turistë nga e gjithë bota e vizitohet në të gjitha mënyrat duke qenë prologu i një viti turistik të shkëlqyer, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ai./BalkanWeb