Kryeministri, Edi Rama ka publikuar foto nga punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës që do të degëzohet në Rinas me destinacion aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Në postimin e publikuar, Rama shkruan se traseja hekurudhore për vendosjen e shinave është drejt përfundimit.

 

“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

 

Hekurudha Tiranë-Durrës që pritet të mbarojë në pranverën e vitit 2024 do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve kryesore të vendit.