Kryesia e Partisë së Lirisë në mbledhjen e datës 27 shkurt 2023, zgjodhi Petrit Sinën si Sekretar i Partisë të Lirisë për Pushtetin Vendor.
Petrit Sinaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Berat në 2009-2011. Kryetar i Këshillit të Qarkut të Beratit në vitet 2011-2015. Kryetar i Bashkisë së Beratit në vitet 2015-2019.
Petrit Sinaj ka një eksperiencë të çmuar në çështjet e administrimit të pushtetit vendor.