Shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos është rindërtuar me standardet më të mira për 280 nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të kësaj shkolle, e cila pak ditë më parë u vizitua edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri informoi se për herë të parë në këtë shkollë janë krijuar edhe mjedise sportive moderne.

“Kjo është shkolla e re 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, e rindërtuar me standardet më të mira për 280 nxënës dhe mësues, ku për herë të parë janë krijuar edhe mjedise sportive moderne, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Edhe 40 shkolla do t’i nënshtrohen fazës së rehabilitimit, apo ndërtimit të terreneve sportive të reja dhe palestrave. Janë 100 shkolla që viti i ri shkollor do t’i gjejë të gjitha të riparuara dhe të pajisura.

Përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe sportive është një prioritet i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me qëllim krijimin e kushteve optimale për nxënësit dhe mësuesit./ata