Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Mali i Çajupit, Gjirokastër, i njohur për traditën e shtegtimit të bagëtive ndër kullota, por edhe për isopolifoninë tradicionale.

Në videon e publikuar nga Rama në rrjetet sociale, janë bashkë dy pasuri të mbrojtura nga UNESCO.

Rama thekson se këto janë vlera të çmuara të kulturës sonë.

Trans’humanca është një rit antik në Shqipëri dhe lidhet me një lloj lëvizje sezonale të bagëtive midis kullotave fikse verore dhe dimërore.

Kjo ndodh në rajonet malore (transhumanca vertikale), nënkupton lëvizjen ndërmjet kullotave më të larta në verë dhe luginave më të ulëta në dimër.

Kjo dukuri në Shqipëri është e mbrojtur nga UNESCO që nga dhjetori 2023, ashtu si Xhubleta, një tjetër pasuri e mbrojtur në vitin 2022./ata