Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se SPAK po përdoret nga qeveria për të presionuar grupet kriminale, për të blerë zgjedhjet e 2025. Deklarata e fortë u bë në emisionin Debat në A2 CNN nga Alba Alishani.

Ai bën një paralelizëm me operacionin “Forca e Ligjit”, sipas së cilit paralajmëron bandat kriminale që nëse nuk do të kontribuojnë sipas tij për vjedhjen e zgjedhjeve, atëherë do shkojnë para drejtësisë.

“Altin Dumani është një person, është kreu politik i një organizate që mbulon krimet e qeverisë dhe sulmon opozitën. Pse në kohën kur ne ishim në pushtet nuk arratisej asnjë, po i çonim para hekurave, siç është Aldo Bare, se nuk ishim të kapur dhe s’kishim përdorur asnjë bandë për të ardhur në pushtet. Ky është i njëjtë me operacionin “Forca e Ligjit”, gjithë krimit të organizuar ju hapën çështje, as nuk është arrestuar dhe as nuk është konfiskuar një pronë, pse? Sepse i kontaktuan i kthyen në shtabe elektorale, dhe i përdorën kundër opozitës për të blerë vota. Ato janë njoftuar individualisht nga shteti, dhe sot nuk i ke në Shqipëri. Operacion është paralajmërim, që nëse nuk do bëni gjithçka për zgjedhjet e ardhshme e keni radhën ju.  Po përdoret SPAK është zgjedhjet e 2025”, tha Noka në A2 CNN.

 

Ai vijoi akuzën duke thënë se është marrë peng nga qeveria e Edi Ramës.

“Ozitën nuk e merr peng askush, ai është mercenar i Edi Ramës dhe sot e nxori kokën. Sot u tregua që SPAK është organizatë politike”, vijoi Noka./SyriNet