Një person ka humbur jetën në sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj një automjeti që udhëtonte në jug të Libanit ndërsa 3 nxënës u plagosën në autobusin e shkollës në zonën e incidentit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, mjetet ajrore pa pilot (UAV) që i përkasin ushtrisë izraelite shënjestruan një automjet në autostradën Nabatiyeh-Kefr Dejal, që ndodhet në vijën kufitare në jug të Libanit.

Thuhet se drejtuesi i mjetit, i cili u qëllua duke drejtuar makinën, humbi jetën dhe 3 nxënës në autobusin e shkollës që kalonte gjatë sulmit mbetën të plagosur.

Në pamjet e shpërndara në mediat lokale për mjetin e goditur, shihet se automjeti është djegur plotësisht dhe xhami i autobusit të shkollës është thyer.

Ushtria izraelite dhe autoritetet zyrtare libaneze nuk kanë dhënë ende deklaratë në lidhje me sulmin./aa