Të paktën 21 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë në lagjet Jibaliya dhe Zeitoun në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror në një pikë karburanti në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Në sulm u vranë 10 persona, përfshirë fëmijë, dhe 20 persona u plagosën.

Nga ana tjetër, 4 persona u vranë nga bombardimet e kryera nga avionët luftarakë izraelitë teksa palestinezët e zhvendosur po dilnin nga qendra e akomodimit në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës.

Në një tjetër sulm ajror të avionëve luftarakë izraelitë në kampin e refugjatëve Nusayrat, 7 persona u vranë dhe shumë njerëz u plagosën.

Ndërsa avionët luftarakë izraelitë goditën pjesët jugore dhe qendrore të qytetit Rafah, anijet e peshkimit në bregdetin e qytetit Rafah u dëmtuan rëndë si rezultat i zjarrit të hapur nga anijet sulmuese izraelite. Artileria izraelite nisi gjithashtu një sulm intensiv në zonat e njohura si Jibaliya al-Baled në veri të Rripit të Gazës./aa