Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ia ka dedikuar muajin maj, nderimit të figurës së kineastit Muharrem Fejzo. Nesër mbushen plot 91 vite nga lindja e tij dhe pas premierës së filmit të restauruar “Gunat përmbi tela”, do të vijë një tjetër premierë në nder të artistit shumëplanësh të artit shqiptar.

Muharrem Fejzo-In Memoriam, është titulli i dokumentarit që regjisori Namik Ajazi ia ka kushtuar regjisorit Fejzo.

Dokumentari është realizuar në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe do ta ketë premierën ditën e nesërme në Kinema Millennium.

Regjisori Muharrem Fejzo u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare si pasojë e COVID-19.

Përveç se regjisor, ai ishte edhe skenarist e piktor dhe la pas një pasuri të jashtëzakonshme, që do t’u flasë brezave. Ka xhiruar 14 filma artistikë, midis të cilëve: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979), “Muri i gjallë”./ata