Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka mirëpritur sot ardhjen e kontingjentit të ri nga Gjermania, i cili do të caktohet në Komandën Rajonale në Lindje.
Ulutash tha se ardhja e kontingjentit të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.
“Kjo fuqizon qëndrimin tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, tha ai.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
/KosovaPress/