Politikani kurd opozitar, Abdullah Keddo, ka bërë të ditur se nuk informacion për vëllain e tij që u rrëmbye nga terroristët e PKK/YPG-së në qytetin Hasakah të Sirisë.

Abdullah Keddo është një nga përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Kurd (ENKS), organizata ombrellë e kurdëve opozitar në Siri.

Që nga 15 qershori, ky politikan kurd nuk ka pasur asnjë informacion për vëllain e tij binjak, Fethullah Keddo, i cili është po ashtu me sëmundje të zemrës, pasi u rrëmbye nga terroristët e PKK/YPG-së në lagjen Qamishli në qytetin Hasakah.

Abdullah Keddo për Anadolu tha se organizata terroriste PKK/YPG vazhdon të rrëmbejë gazetarë, politikanë dhe aktivistë në Sirinë verilindore.

Ai theksoi se ende nuk dinë asgjë për fatin e vëllait të tij binjak, i cili u rrëmbye nga organizata terroriste më 15 qershor të këtij viti.

“Vetëm në vitin 2024, nëntë punonjës të medias, politikanë dhe aktivistë, përfshirë vëllain tim binjak Fethullah, mbahen në burgjet e PYD-së dhe ende nuk dihet fati i tyre”, tha ai.

Ai shpjegoi se vëllai i tij është 60-vjeç dhe vuan nga problemet me zemrën.

“Familja në Qamishli nuk ka marrë asnjë lajm prej tij që nga rrëmbimi”, tha ai.

Ai u bëri thirrje SHBA-së, që mbështesin organizatën terroriste PKK/YPG, të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.

Organizata terroriste PKK/YPG në verilindje të Sirisë po përpiqet të frikësojë kurdët dhe arabët opozitar duke ushtruar presione të ndryshme në rajonet që ajo pushton.

Fethullah Keddo, po ashtu politikan kurd opozitar, ka lindur në vitin 1964 në lagjen Qamishli në Hasakah. Ai është diplomuar në Institutin e Radiologjisë Mjekësore, është martuar dhe ka gjashtë fëmijë.

PKK-ja është një organizatë terroriste separatiste që renditet si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste mbi 10-vjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./aa