Të paktën 10 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në veri të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze WAFA, ushtria izraelite kreu sulm ndaj shtëpisë së familjes Al-Ayubi në rajonin Al-Shaabia në Gaza.

Në sulm humbën jetën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe u plagosën disa të tjerë.

Po ashtu të vrarë dhe të plagosur ka patur edhe në sulmin ndaj një ndërtese në lagjen Al-Daraj në Gazës, por që nuk është arritur ndonjë informacion lidhur me numrin e tyre. Ndërtesa e shënjestruar u shkatërrua ndërsa për shkak të sulmit një zjarr shpërtheu në ndërtesën ngjitur./aa