Në sulmin që Izraeli kreu ndaj kampit të refugjatëve Al-Shati në perëndim të Rripit të Gazës, humbën jetën 10 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre motrën e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët e ushtrisë izraelite kryen sulm ajror ndaj një shtëpie të familjes Haniyeh në kampin e refugjatëve Al-Shati. Si pasojë e sulmit shtëpia u shemb plotësisht ndërsa humbën jetën të paktën 10 anëtarë të familjes si dhe u plagosën të tjerë.

Gjithashtu edhe burimet e spitalit "Muammedani" në qytetin e Gazës thanë se në mesin e të vrarëve ndodhet dhe Zahr Abdusselam Haniyeh, motra e Ismail Haniyeh.

Ushtria izraelite gjatë Fitër Bajramit sulmoi automjetin në të cilin ndodheshin shumë anëtarë të familjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh të cilët po shkonin për t'u përshëndetur e festuar me të afërmit e tyre dhe banorët e kampit Al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës. Në sulm humbën jetën 3 djem dhe 4 nipër të Haniyeh./aa