Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se, zhvillimi i infrastrukturës rrugore, po krijon destinacione të reja, që më parë nuk ishin të njohura apo të eksploruara nga turistët, si vendas, edhe ata të huaj.
Në një takim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, Kumbaro u shpreh se ka ardhur koha që turizmi të quhet një industri, për shkak të zhvillimit që po kalon.
Ajo shtoi se në katër muajt e parë të vitit 2024, ka pasur 40% më shumë turistë në vend, krahasuar me një vit më parë.
“Gjithmonë e më shumë, për të përballuar me sukses industrinë e turizmit ka ardhur koha ta quajmë industri, është prioritet absolut i të gjithë Shqipërisë. Duam të kemi sukses në vitin më të vështirë që ndoshta do të përballojmë. Lajmi për hapjen e rrugës Thumanë-Kashar ka ngjallur entuziazëm më shumë për motrat dhe vëllezërit në Kosovë që gjithmonë e më shumë po zbresin edhe si blerës të pronave të patundshme. Gjithë turoperatorët njoftojnë që kanë të mbyllura kontratat 45% më shumë krahasuar me një vit më parë. Katër muajt e parë, janar-prill u mbyll 40% me më shumë vizitorë se viti i kaluar. Do përballemi me 14 ose 15 milionë turistë. Sfida jonë do të jetë si do të ruajmë standardin e sigurisë”, u shpreh Balluku.
“Rruga Palasë-Dhërmi krijoi një fluks të ri, rrugët e reja të Dukatit janë gëzim për turistët dhe përgjegjësi për ne. Rrugët krijojnë destinacione të reja. Kardhiqi tani, atje banorët kanë filluar të hapin destinacione të reja. Nga pikëpamja e sigurisë, unë njoftoj se si po krijohen me rrugët, iniciativa, destinacione të reja. Sot kjo po ndodh. E them këtë, por më besoni. Të gjitha këto na e bëjnë më shumë përgjegjësinë në të gjitha nivelet. Dua ta theksoj që bashkëpunimin ta kemi jo vetëm në hapësirat detare, por në të gjitha hapësirat ujore. E gjithë paketa e sigurisë, duhet të ecin të gjitha si një paketë të përbashkët”, u shpreh Balluku.
“34 qendra shëndetësore janë hapur gjatë sezonit turistik, më shumë se asnjëherë tjetër. Një pjesë e mirë e turistëve, vazhdojnë me këmbë nëpër shtigjet malore. Ministria ka certifikuar mbi 60 udhërrëfyes vendor, të gjithë operatorët t’i nxisin dhe t’i bëjnë me dije turistëve që të lëvizin me udhërrëfyes vendor, për të parandaluar edhe raste fataliteti. Informacioni duhet të jetë puna jonë e përditshme”, theksoi ajo./ata