37 punëtorë nga Sri Lanka kanë mbërritur këtë mëngjes në zyrën e Emigracionit në Vlorë për t’u pajisur me leje qëndrimi. Ata punojnë në një fabrikë dhe aktualisht po kryejnë rinovimin e lejes.

“Më quajnë Binuja jam prej gjashtë muajsh në Shqipëri. Në Sri Lanka kam bërë pothuajse të njëjtën punë në fabrike. Më pëlqen këtu sepse marr pagën dhe shpenzimet i mbulon kompania. Familjen e kam në vendin tim, ndërsa të ardhmen time e shoh në Shqipëri”.

“Punoj si teknik dhe operator makine në fabrikë. Më pëlqen puna që bëj dhe ndihme mirë në Shqipëri. Kemi ardhur bashkë me shokët përmes një agjencie, ndërsa familjen e kam në Sri Lanka. Ksm shume deshire të jetpoj këtu dhe shpresoj ta rinovoj lejen e qëndrimit edhe në të ardhmen.

“Kam mbërritur nga Sri Lanka ne Shqiperi përmes një agjencie punësimi. Punoj në fasoneri. Këtu jemi bashkë me gruan po punojnë për të mbajtur familjen. Ndoshta në të ardhmen bëjmë dokumentet për të qëndruar në Shqipëri.

 

Në 4 muaj e parë të vitit 2024 në Zyrën e emigracionit në Vlorë kanë aplikuar për leje qëndrimi 500 te huaj, të kombësive të ndryshme. Ky numër pritet te rritet me afrimin e sezonit turistik. Ndërkohë nga Zyra e Emigracionit konfirmohet se në këtë shifër nuk përfshihen italianet, kryesisht pensionistët që jetojnë në Vlorë./Shqiptarja