“Certifikatat e pronësisë kushtojnë zero lekë”.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar sot në Himarë, për  shpërndarjen e 437 titujve të pronësisë, për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug.

“Fakti që po e bëjmë këtë proces nuk është se këtë problem e ka vetëm Himara. Në fund të qershorit do të jem në Theth edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plot. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili i di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë as shqiptarët, as në veri as ju dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve s’ua ha qeni shkopin në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj-lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njisha, politikë jo lokale, por globale”, tha Rama.

Rama tha se, 4000 certifikata pronësisë do të jepen brenda këtij viti dhe Prefektura dhe Prefekti është adresa për çdo lloj problemi. “Ata do ju ndihmojnë dhe ndërlidhin”, theksoi Kryeministri.

Rama ftoi qytetarët të aplikojnë për të marrë pronën./ata