Hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2024, prodhuan 1162 GWh, nga 1614 GWh të prodhuara në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 28.1 %.

Sipas raportit mbi bilancin e energjisë elektrike të publikuar këtë javë nga INSTAT-i, hidrocentralet private dhe koncesionare, prodhuan 1246 GWh nga 1156 GWh të prodhuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 7.8 %.

Të dhënat tregojnë se importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2024, arriti vlerën 535 GWh nga 246 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 2.2 herë.

Ndërsa eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 814 GWh, nga 904 GWh, duke shënuar një rënie me 10 %.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e parë të vitit 2024 është 279 GWh nga 658 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2023./ata