Ekipet e terrenit në bashkinë e Tiranës kanë vijuar punën për asfaltimin e rrugëve në zonën e Farkës, në kryeqytet.

Veliaj shprehet se puna po vijon me ritme të shpejta, për t’i dhënë të njëjtën vlerë si qendrës, ashtu edhe periferisë.

“Ekipi i terrenit po punon me ritme të shpejta për të sistemuar çdo cep të qytetit tonë. I japim vlerë njësoj si qendrës, ashtu edhe periferisë. Farka tashmë destinacion për kryeqytetasit dhe turistët”, shkruan Veliaj.

Farka është kthyer në një destinacion shumë të preferuar për kryeqytetasit dhe për turistët që zgjedhin të vizitojnë Tiranën./ata