Kryeministri Edi Rama mbërrin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Milano, ku janë mbledhur mijëra shqiptarë. Takimi nisi me himnin kombëtar dhe himnin e Italisë.
Në këtë takim kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda, ministra të kabinetit qeveritar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, etj.
Takimi nisi me një koncert nga këngëtari i njohur Noizy dhe këngëtarja Artiola Toska, të cilët interpretuan këngë nga repertori i tyre.
Mijëra shqiptarë kanë mbushur pallatin e sportit “Busto Arsizo” duke krijuar një atmosferë festive për takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve “Krenar për Shqipërinë” në 12 maj, me takimin me diasporën në Greqi, Athinë.
Pas Milanos, Kryeministri Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani./OraNews